
Lutja e papёs me ipeshkvijtë nё shenjtëroren e zojёs sё shtatë dhimbjeve nё šaštín - vatican news
Play all audios:

Nëna e Zotit dhe Nëna jonë, /Ty ta besojmë jetën dhe atdheun tonë,/ty ta besojmë bashkimin tonë ipeshkёvnor./Na nxjerr hirin /për t’i jetuar me besnikëri tё përditshme/ fjalët që na mësoi
Biri yt Jezus/e që tani, në të dhe me të,/ ia drejtojmë Hyjit Atit tonë... R.SH. - VATIKAN MOMENTI I LUTJES SЁ PAPЁS ME IPESHKVIJTË NЁ SHENJTËROREN KOMBËTARE SLLOVAKE TЁ SЁ LUMES MARI
VIRGJËR E SHTATË DHIMBJEVE ATI I SHENJTË DHE IPESHKVIJTË THONË SË BASHKU LUTJEN: O Zoja jonё e shtatë Dhimbjeve, jemi mbledhur këtu para teje si vëllezër, mirënjohës ndaj Zotit për dashurinë
e Tij të mëshirshme. E ti je këtu me ne, si me Apostujt në Çenakull. Nëna e Kishës e Ngushëlluese e të pikëlluarve, me besim po tё drejtohemi ty, në gëzime dhe mundime tё shërbesës sonë. Na
shiko me butësi e na prano në krahët e tu. Mbretëresha e Apostujve dhe Streha e mëkatarëve, që i njeh kufizimet tona njerëzore, dështimet shpirtërore, dhimbjen e vetmisë e tё braktisjes:
shërona plagët me ëmbëlsinë tёnde. Nëna e Zotit dhe Nëna jonë, Ty ta besojmë jetën dhe atdheun tonë, ty ta besojmë bashkimin tonë ipeshkvnor. Na nxjerr hirin për t’i jetuar me besnikëri tё
përditshme fjalët që na mësoi Biri yt Jezus e që tani, në të dhe me të, ia drejtojmë Hyjit Atit tonë. AMEN. _ _ ATI I SHENJTË DHE IPESHKVIJTË: ATI YNË, që je në qiell, u shenjtëroftë emri
yt, ardhtë Mbretëria jote, u bëftë vullnesa jote, si në qiell, ashtu në tokë! Bukën tonë të përditshme na e jep sot; na i fal fajet tona, si i falim ne fajtorët tanë. E mos na ler të biem në
tundim, por na liro nga i keqi. Amen! TË FALEM MARI, hirplote, Zoti me ty! E bekuar je mbi të gjitha gratë dhe i bekuar fryti i barkut tënd, Jezus. Shenjtja Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne
mëkatarët, tash e në fill të vdekjes sonë. Amen! LAVDI ATIT e Birit e Shpirtit Shenjt! Si ka qenë në fillim, ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen! ATI I SHENJTË: O Zot, ndihmoje Kishën
tёnde ta imiton tё lumen Mari Virgjër në soditjen e mundimeve të Krishtit, na ndihmo qё, përmes ndërmjetësimit të saj, t’i përngjajmё gjithnjë e më shumë Birit tёnd të njëlindur dhe të
arrijmё plotësinë e hirit të tij. Ai jeton e mbretëron nё shekuj tё shekujve. Amen.