Koncistori për krijimin e kardinajve të rinj - vatican news

Koncistori për krijimin e kardinajve të rinj - vatican news

Play all audios:


Në vigjiljen e Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar Amazonës, Papa mbledh koncistorin për t’i shtuar Kishës Katolike 13 kardinaj të rinj R.SH.- VATIKAN NESËR, MË 5 TETOR, NË VIGJILJE TË PËRURIMIT


TË PUNIMEVE TË SINODIT KUSHTUAR AMAZONËS,  NË ORËN 16.00, NË BAZILIKËN E VATIKANIT, PAPA FRANÇESKU DO TË MBAJË KONCISTORIN E ZAKONSHËM PUBLIK PËR KRIJIMIN E  TREMBËDHJETË KARDINAJVE TË RI,


TË  CILËVE DO T’U DORËZOJË KËSULËN, UNAZËN DHE TITULLIN OSE DIAKONINË. Edhe vizitat e mirësjelljes Kardinajve të rinj mund t’u bëhen nesër, 5 tetor, në orën 18 deri 20.00. Ndërsa të dielën,


më 6 tetor 2019, në orën 9.30, në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku do të kryesojë Meshën solemne të së dielës së 27-të gjatë vitit kishtar, në bashkëkremtim me Etërit sinodalë,


kardinajtë e ri, gjatë së cilës përuron edhe punimet e Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar Amazonës. “Për të shprehur thirrjen misionare të Kishës, që vijon t’ua kumtojë dashurinë mëshirëplote


të Zotit të gjithë njerëzve të tokës” - kështu  e dha njoftimin Papa Françesku, në përfundim të lutjes së Engjëllit të Tënzot, më 1 shtatorin e kaluar,  për thirrjen e një Koncistori të ri,


që do të mbahet nesër më 5 tetor. Papa bëri të njohur gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot të së dielës, 1 shtator, listën e 13 kardinajve të rinj, që do ta marrin kësulën e kuqe, tetë nga të


cilët i përkasin urdhrave rregulltare misionare. TË BIE MENJËHERË NË SY, DUKE LEXUAR LISTËN E KARDINAJVE TË RINJ (DHJETË NËN MOSHËN 80 VJEÇARE) BESNIKËRIA NDAJ RRUGËS SË NDJEKUR NGA


FRANÇESKU QË NGA FILLIMI I PAPNISË: RRUGË, QË PARAPËLQEN BURRAT E KISHËS, TË CILËT SHËRBEJNË NË VIJËN E KUFIRIT, LARG SKEMAVE E TRADITAVE TË KONSOLIDUARA. NESËR, MË 5 TETOR do ta marrin


kësulën ngjyrë purpuri, simbol i gatishmërisë për të derdhur edhe gjakun, domethënë, për t’i qëndruar besnikë Ungjillit deri në vdekje, në unitet me Ipeshkvin e Romës, TRE PRELATË TË KURIES


ROMAKE: Kryetari i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, MIGUEL ANGEL AYUSO GUIXOT; komboniani spanjoll, emëruar në krye të dikasterit majin e kaluar, në ballë  të përpjekjeve të dialogut


me islamin e me fetë e tjera; JOSÉ TOLENTINO CALAÇA DE MENDONÇA, portogez, që para një viti Arkivist dhe Bibliotekar i Kishës së Shenjtë Romake; ATË MICHAEL CZERNY, jezuit, i lindur në


Çekosllovaki por i formuar në Kanada e në SHBA – Zëvendës-Sekretar i Seksionit Migranti, në Dikasterin për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm Njerëzor. Nga emërimet kuriale, ky i fundit


është pa dyshim më inovativ. Czerny, përveç angazhimit për migrantët e refugjatët, do të ketë edhe rolin kyç të sekretarit të posaçëm të Sinodit të ardhshëm për rajonin Panamazonik. NGA


DHJETË KARDINAJTË E RINJ ME TË DREJTË ZGJEDHORE, DY JANË IPESHKVIJ DIOQEZANË NË EVROPË: IMZOT JEAN-CLAUDE HÖLLERICH, jezuit - Kryeipeshkëv i Luksemburgut, që ka kaluar shumë vite në Japoni,


si dhe italiani IMZOT MATTEO ZUPPi – Kryeipeshkëv i Bolonjës. DY JANË LATINOAMERIKANË: kubani IMZOT JUAN DE LA CARIDAD GARCÍA RODRÍGUEZ – Kryeipeshkëv i San Cristóbal de la Habana dhe


guatemalasi ALVARO LEONEL RAMAZZINI IMERi. DY JANË IPESHKVIJ NË AFRIKË: FRIDOLIN AMBONGO BESUNGU, kapuçin, kryeipeshkëv i Kinshasës, në Republikën demokratike të Kongos dhe saleziani me


origjinë spanjolle, CRISTÓBAL LÓPEZ ROMERO, kryeipeshkëv i Rabat, në Marok. Së fundi, NJË ME ORIGJINË AZIATIKE: IGNATIUS SUHARYO HARDJOATMODJO, kryeipeshkëv i Xhakartës, në Indonezi. EDHE


TRE KARDINAJTË MBI TË TETËDHJETAT, që Papa Françesku i deshi në Kolegjin Kardinalor, konfirmojnë perspektivën e Papnisë: përveç ipeshkvit anglez, MICHAEL LOUIS FITZGERALD, i Etërve të


Bardhë, për shumë vjet i angazhuar në dialogun ndërfetar e vitet e fundit me shërbim në Nunciaturën Apostolike të Egjiptit, kësulën e kuqe do ta marrin SIGITAS TAMKEVIČIUS, jezuit,


kryeipeshkëv nderi i Kaunasit, në Lituani dhe EUGENIO DAL CORSO, i Shërbëtorëve të Varfër të Provanisë Hyjnore, i lindur në Ravenë, në Itali, ipeshkëv nderi i Benguelës, në Angolë. Ky i 5


tetorit 2019 do të jetë koncistori i gjashtë për krijimin  e kardinajve, që do të kremtohet nga Françesku. Koncistoret e mëparshme u kremtuan më 22 shkurt 2014, më 14 shkurt 2015, më 19


nëntor 2016, më 28 qershor 2017 e më 28 qershor 2018. Të lutemi për kardinajtë e rinj,  që duke e konfirmuar bashkimin e tyre me Krishtin, Kryemeshtar i mëshirshëm e besnik, të më ndihmojnë


në shërbesën e ipeshkvit të Romës për të mirën e gjithë Popullit Shenjt besnik të Zotit.