Me 9 shkurt kalendari kishtar përkujton shën apolloninë, virgjër - vatican news

Me 9 shkurt kalendari kishtar përkujton shën apolloninë, virgjër - vatican news

Play all audios:


U martirizua në vitin 249 pas Krishtit në Aleksandri të Egjiptit, gjatë persekutimit barbar që shpërtheu kundër të krishterëve të qytetit. Turma e tërbuar, pasi plaçkiti dhe shkretoi


shtëpitë e besimtarëve dhe ndjekësve të Krishtit, e zvarriti Apolloninë jashtë qytetit. Aty u ndez një zjarr dhe vajza e krishterë u kërcënua se do të digjej e gjallë në se nuk blasfemonte


kundër Jezusit, nëse nuk e mohonte fenë në Krishtin Shpëtimtar. R.SH. - VATIKAN MË 9 SHKURT, KALENDARI KISHTAR PËRKUJTON SHËN APOLLONINË, e cila jetoi në shekullin e III duke iu kushtuar


apostullatit. Apollonia është pajtore qiellore e dentistëve, sepse gjatë martirizimit, i qenë shkulur të gjithë dhëmbët e dhëmballët. Prandaj ikonografia, shumë e pasur, e paraqet me palmën


e martirizimit në njërën dorë e me darën e dentistit në tjetrën. Shën Apollonia u martirizua në vitin 249 pas Krishtit në Aleksandri të Egjiptit, gjatë persekutimit barbar që shpërtheu


kundër të krishterëve të qytetit. Turma e tërbuar, pasi plaçkiti dhe shkretoi shtëpitë e besimtarëve dhe ndjekësve të Krishtit, e zvarriti Apolloninë jashtë qytetit. Aty u ndez një zjarr dhe


vajza e krishterë u kërcënua se do të digjej e gjallë në se nuk do të pranonte të blasfemonte kundër Jezu Krishtit, nëse pra nuk pranonte të mohonte fenë në Krishtin Shpëtimtar. Apollonia 


kërkoi ta linin të mendohej një çast të vetëm, e ndërsa ata prisnin mohimin e saj, Apollonia u hodh vullnetarisht ndërmjet flakëve dhe u shkrumbua ndër sytë e salvuesve të saj, që mbeten me


gojë hapur nga guximi i vajzës së krishterë virgjër.  Mbylli kështu ditët e një jete kaluar me lutje e vepra bamirësie, duke u bërë pishtar për t’u ndriçuar të gjithë njerëzve rrugën që çon


në mbretërinë qiellore. Fundi i saj pati ngjallur shumë diskutime teologjike, që kanë të bëjnë me qëndrimin ndaj vetëvrasjes, në se mund ta quajmë kështu vdekjen e Shenjtores, duke pasur


parasysh se Kisha katolike nuk pranon që njeriu të vendosë mbi fatin e jetës së vet, sepse jeta është në dorë të Zotit.